Site icon PrishtinaPress

​Polonia do të vendosë sistemin Patriot nga Gjermania në kufirin me Ukrainën

Polonia ka pranuar ofertën e Gjermanisë për të forcuar mbrojtjen e saj kundërajrore me sistemin Patriot dhe autoritetet polake planifikojnë ta vendosin atë në kufirin me Ukrainën, njoftoi sot ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak.

“Sistemi Patriot. Unë do të propozoj që sistemi të jetë të vendosur në kufirin me Ukrainën”, njoftoi ministri polak i Mbrojtjes në Twitter.

Përveç Patriot, Gjermania i ofron gjithashtu Polonisë që avionët e saj luftarakë të ndihmojnë në patrullimin e hapësirës ajrore mbi Poloni.

Polonia zgjodhi sistemin e mbrojtjes ajrore amerikane Patriot në vitin 2015 si themelin e sistemit të saj të mbrojtjes raketore me rreze të mesme, Vistula, dhe kontrata për blerjen e dy baterive të para me vlerë 4.75 miliardë dollarë u nënshkrua në prill 2018, ndërsa më vonë nënshkroi një kontratë për gjashtë bateri të tjera që do të dorëzohen deri në fund të vitit të ardhshëm.

Oferta e Gjermanisë erdhi si reagim ndaj rënies së një rakete, sipas provave të disponueshme të hetimit të mbrojtjes ajrore të Ukrainës, në fshatin Pshevodov pranë kufirit me Ukrainën të martën e javës së kaluar, kur dy persona mbetën të vrarë.

Presidenti polak Andrzej Duda dhe kryeministri Mateusz Morawiecki paralajmëruan me rastin e asaj tragjedie se Polonia, si një vend i NATO-s afër frontit, duhet të ketë parasysh se mund të ketë më shumë aksidente të tilla, siç e quajtën rënien e raketës, dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Polake paralajmëroi se mbrojtja ajrore askund nuk mbulon 100 për qind të territorit të një vendi që të mund të parandalojë një incident të tillë.

Vetë polakët, si dhe zyrtarët e tyre dhe NATO, tregojnë mirëkuptim për Ukrainën, duke pasur parasysh se atë ditë, forcat ruse kryen bombardime masive të objektivave në Ukrainë, por edhe në perëndim të atij vendi pranë kufijve polakë.

Sipas sondazhit më të fundit për “Djenjik Gazeta pravna”, 70 për qind e polakëve të anketuar besojnë se tragjedia nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes Polonisë dhe Ukrainës./Prishtinapress/

Exit mobile version