Në kohën kur ishte emëruar Josep Borell si Përfaqësues i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së , që në të njëjtën kohë do të ndërmjetësonte edhe dialogun Kosovë-Serbi, kishte pasur diskutime të shumta për shkak të prejardhjes së tij spanjolle, shtet ky që vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet.
Kjo mendohej se do të kishte edhe implikime në ndërmjetësimin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.
Yonatan Touval, politolog izraelit dhe anëtar i bordit në Institutin për Politikë të Jashtme dhe Rajonale, ka shkruar sot lidhur me qëndrimet e vjetra të Borellit lidhur me pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Touval ka thënë se Borrelli nuk është mik i Kosovës, duke potencuar se pozicionet e tij të mëhershme ku shpreh përkrahje për “integritetin territorial të Serbisë” është qëndrim që rrjedh nga kundërshtimi i Borrell ndaj pavarësisë së Katatonisë, raporton Express.
Analisti izraelit ka thënë se ky pozicion ishte kritik edhe kur ai u emërua kryediplomat i Spanjës por edhe Përfaqësues i Lartë i BE-së.
“Kosova nuk ka shok tek Borelli. Pozicioni i tij këtu rrjedh nga kundërshtimi i tij ndaj pavarësisë #Katalane. Ky pozicion është kritik për emërimin e tij si Ministër i Jashtëm i Spanjës dhe së fundmi si Përfaqësues i Lartë i BE-së”, ka shkruar Touval.