Site icon PrishtinaPress

Politiko njofton për largimin e prokurorit të Speciales, thotë se iu bashkua Smithit kundër Trumpit

Gazeta prestigjioze amerikane “Politico” raporton sot se ish-Kryeprokurori Special i Gjykatës së Hagës, Jack Smith, ka marrë tashmë në ekipin e tij edhe prokurorin tjetër Alex Whiting, të cilin do ta emërojë si këshilltar special. Sipas gazetës, Smith tashmë po përforcon radhët e veta në rastin që ka kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Smith është duke u përgatitur për të dalë para gjyqit me Trump për dy çështje penale gjatë vitit të ardhshëm.

“Politico” shkruan se roli i Whiting në ekipin e Jack Smith mbetet ende i paqartë. Një zëdhënës i Smith s’ka pranuar që të flasë për rastin dhe vetë Whiting s’ka kthyer ndonjë përgjigje.

Gazeta shkruan se s’kanë marrë përgjigje as nga Zyra e Prokurorit në Hagë lidhur me statusin aktual të Alex Whiting.

Alex Whiting e ka zëvendësuar ish-kryeprokurorin e specializuar, Jack Smith, në Gjykatën Speciale, në nëntorin e vitit 2022.

Alex Whiting kishte marrë rolin e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të specializuar në Gjykatën Speciale derisa të emërohej një kryeprokuror i ri i specializuar.

“Ai ka të njëjtat kompetenca si prokuror i specializuar dhe nuk do të ketë asnjë ndërprerje në punën e Zyrës së Prokurorisë së Specializuar në asnjë aspekt”, thuhej në njoftimin për media.

Exit mobile version