Duke marrë shkas nga diskutimet e fundit në lidhje me transformimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës si dhe iniciativën për ndryshim të mandatit të FSK-së përmes projekt-ligjit, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizon tryezën e diskutimit me temë “Si të procedojmë me formimin e ushtrisë?”.
Kjo tryezë ka për qëllim të mbledhë akterët kryesorë për të diskutuar të ardhmen e FSK-së, si dhe duke sjellur një numër të politik-bërësve, studiuesve, akademikëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile për të diskutuar alternativat për tranformimin e FSK-së, konsensusi politik për transformimin e FSK-së, sfidat që do të përcjellin institucionet e sigurisë në këtë proces, si dhe mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë në transformim por edhe në ngritje të kapaciteteve.