Site icon PrishtinaPress

Politikanja serbe tha se hyri në Kosovë ilegalisht, policia e kërkoi gjatë natës

Politikanja nacionaliste serbe, Milica Gjureviq, mbrëmë ka raportuar se ka hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Në lidhje me këtë, burime të Klankosova.tv brenda policisë bën të ditur se të departamenti i kufirit në Policinë e Kosovës e ka trajtuar informatën dhe ka filluar kërkimin, por nuk kanë arritur të hasin në politikanen nacionaliste.

“Unë e di që e kanë trajtuar këtë informatë dhe kanë shkuar gjithkund ku kanë menduar se mund ta gjejnë por s’kanë hasur në të. Kjo sipas të gjitha gjasave është një spekulim i saj”, tha ky burim.

Kujtojmë se sipas një statusi që Gjureviq e bëri në llogarinë e saj në Facebook, qëllimi i vizitës së saj ishte për sa i përket fushatës për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në Serbi më 17 dhjetor.

Exit mobile version