Site icon PrishtinaPress

Politikania shqiptare shtatzënë, tregon për herë të parë gjininë e foshnjes

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e ftuar në studion e lajmeve në News 24 ka zbuluar seksin e fëmijës që pret të sjelli në jetë.

E pyetur në studion e lajmeve rreth pritjes së ëmbël, ish-deputetja ka zbuluar se pas dy vajzave binjake do të sjellë në jetë një djalë.

Kjo është shtatzënia e dytë për ish-deputeten demokrate.

Jorida Tabaku njihet si një ndër femrat më sharmante në politikën shqiptare. Gjithnjë e matur dhe duke ruajtur feminalitetin, Jorida ia ka dal të jetë një ndër politikanet më të dashura për shqiptarët.

Exit mobile version