2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Politikani serb krah Gërvallës: Vuçiq e Daçiq duhej të ishin në burgun e Hagës para shumë kohe

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, politikani serb, Boban Bogdanoviq, ka reaguar pas fjalimit që kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla Schwarz ka pasur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e ku ka thënë se kryediplomati serb është përgjegjës për krime lufte, vrasje masive dhe dhunime.

Bogdanoviq ka shkruar se përveç Daçiqit, edhe presidenti serb Aleksander Vuçiq është i njëjtë.

Sipas tij, Daçiq e Vuçiq do të duhej të ishin në Hagë para shumë kohësh.

“Dhe jo vetëm Ivica, por gjithashtu edhe ministri i informacionit Aleksandri! Ata do të duhej të ishin në Scheveningen para shumë kohësh”, ka shkruar Bogdanoviq.

Kryediplomatja kosovare dje në Këshill të Sigurimit e ka quajtur Ivica Daçiqin përgjegjës për krime lufte, vrasje masive dhe dhunime.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img