Deputeti rus, Konstantin Kosachev pretendon se SHBA-ja ka krijuar ushtarë ukrainas në laboratorë bilogjikë.
Ish-kryediplomati Petrit Selimi e shpërndau pretendimin e Kosachev, duke kujtuar se ai është nismëtari i raportit të ish-senatorit sviceran Dick Marty për “krimet” e UÇK-së.
“Konstantin Kosachev, deputeti rus pretendon se SHBA-ja ka krijuar ushtarë mutant ukrainas në laboratorë biologjikë. Por a e dini se për çfarë tjetër është i famshëm Kosachev? Që e shtyu Këshillin e Europës t’i hetojë pretendimet qesharake se Ushtria Çlirimtare e Kosovës bënte mbledhjen e organeve në fshatrat e shkreta në Shqipëri në vitin 1999”, shkroi Selimi në Twitter.
❗️Konstantin Kosachev, Russian MP claims US has created Ukrainian mutant soldiers in biolabs. But do you know what else Kosachev is famous for? Pushing @coe to investigate ludicrous claims of Kosovo Liberation Army running organ harvesting in desolate villages in Albania in 1999. https://t.co/StEo3Zw2p0
— Petrit Selimi (@Petrit) July 20, 2022
Konstantin Kosachev, asokohe kryesues i deputetëve të Federatës Ruse në Këshill të Europës, i parapriu akuzave të para për trafikim organesh ndaj UÇK-së. Me pretendimet e tij u bë iniciuesi i vërtetë i raportit të Dick Martytit që ishte baza e themelimit të Gjykatës Speciale.