Site icon PrishtinaPress

Politikani proserb, Andrija Mandiq, zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Malit të Zi

Deputetët e Malit të Zi kanë votuar që Andrija Mandiq të bëhet kryetari i ri i Kuvendit.

Ky votim erdhi pas një diskutimi të gjatë sot në seancën konstituive për zgjedhjen e drejtuesve të Parlamentit të Malit të Zi.

Mandiq është drejtues i koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi”, si dhe njihet si politikan proserb.

Pas kryetarit, sot do të votohet edhe Qeveria e re e Malit të Zi, shkruan Vijesti, transmeton Klankosova.tv.

Në votim morën pjesë 49 deputetë , nuk pati asnjë votë kundër.

Në votim nuk morën pjesë deputetë nga Partia Demokratike e Socialistëve, Partia Boshnjake, Socialdemokratët, Partia Liberale, Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve, Nisma Qytetare Kroate dhe Lëvizja Qytetare URA.

Exit mobile version