Politikani gjerman Reinhard Bütikofer, i cili është dhe anëtar i Parlamentit Evropian, ka thënë se Serbia po i tregon Bashkimit Evropian, gishtin e mesëm.
“Serbia po i tregon BE-së gishtin e mesit: Vuçiq preferon të shkojë në Pekin; kryeministrja serbe refuzon t’i bashkohet fotos familjare, sepse refuzon të respektojë flamurin e Kosovës; dhe, natyrisht, ata nuk duan të nënshkruajnë një marrëveshje, të cilës nuk kanë ndërmend t’i përmbahen”, ka shkruar Butikofer në facebook.
Ndryshe, statusi i Butikofer është shpërndarë nga ish-zëvëndësministri i MPJ-së, Gani Dreshaj.