Presidenti rus, që ka ndryshuar Kushtetutën e këtij shteti duke i dhënë mandat vetit pothuajse të përjetshëm, ka në posedim një jaht që kap vlerën e rreth 35 milionë dollarëve.
Putin, që akuzohet nga opozita ruse për zhvatje dhe korrupsion, i ka në qejf jahtet, ku edhe shihet nëpër fotografi.
Putin llogaritet si njëri nga njerëzit më të pasur në botë, pasuria e tij mund të kap shifrën e miliarda dollarëve.
Edhe politikani italian, Silvio Berlucsoni, që doli disa herë para gjykatës për korrupsion ka në posedim një jaht që kap vlerën e rreth 18 milionë eurove.
Berlucsoni dhe Putini janë miq të mirë, ku shihen bashkë duke shëtitur me jaht.
Ish-kryeministri italian Berlucsoni, po ashtu është i njohur për organizimin e ndejave nëpër jahte me bukuroshe.
Ndërsa kryetari i Prishtinës u fotografua nga mediat në një jaht luksoz, por që deri më tani e ka mohuar kategorikisht që është ai, përkundër fakteve. Ai deri me tani nuk dha asnjë informatë se në jahtin e kujt ishte dhe arsyen e “pushimit” në të.
Jahti i Putinit, që ka vlerën e rreth 35 milionë dollarëve.
Berlucsoni, ka në posedim një jaht që kap vlerën e rreth 18 milionë eurove.