10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Politika e llojit të “shlivovicës” në idetë e disa politikanëve shqiptarë

SKËNDER BERISHA

Politika serbe e viteve ’90, e përgatitur për konsum e ngopje të masave të gjëra popullore e lumpenproletariatit nga Akademia serbe, nga Beogradi dhe e shtrirë gjithandej pallankave serbe, e shtyrë nga imanenca e domosdoja me motivacion për “lebensraum” për varret serbe, ishte e ndikuar nga “shlivovica”.

Për shpjegim, kjo lloj pije (shlivovica-raki kumbulle), i bënte serbët popull të përzgjedhur nga Bibla ortodokse, popullin serb e bënte qiellor, gjuha e të cilit ishte gjuhë e zotit dhe shtrihej si gjeografi e një populli biblik që matej me varre. Pra, kudo që ishte varrosur një serb, quhej Serbi. Prandaj kësaj qasje skizofrenike i rrinte tamam slogani “Serbia deri në Tokio”, si pasqyrim i kësaj politike morbide.

Kjo politikë e shlivovicës, prodhoi katër luftëra shkatërrimtare në këtë pjesë të Evropës, me krime të papara që nga Lufta e Dytë Botërore, e mirënjohur nga vetëdija e rrëgjuar e më e zvetënuar që njohu Ballkani dhe Evropa.

Qofsha i gabuar, por, si duket, kjo pije (shlivovica), paska filluar me të madhe të pihet së voni edhe nga politikanë e analistë shqiptarë, duke prodhuar ide, si ajo politikë e shlivovicës, duke u bërë pandan i ideve sa të çuditshme, aq katastrofale, me pasoja për vet konsumatorët e kësaj politike dhe kombin e saj.

Një qasje e politikës së shlivovicës, mbase edhe e pavetëdijshme, është duke i viktimizuar, disa nga analistët dhe politikanët shqiptarë në Prishtinë dhe Tiranë, të cilët ia heqin frerin ideve të veta politike dhe shkojnë aq larg sa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vihen në diskutim për qëllimet dhe vizionin e saj ndaj kombit shqiptar.

Nuk është çudi që kjo lloj politike, si konsumatorët e shlivovicës së viteve ‘90 i shpie deri në delir me eksponime që një njeri normal nuk i trajton as shpërndan si të mundshme. Andaj, diagnoza se po bëjnë politikë të shlivovicës, është më e përafërta për fenomenin antiamerikan që ka kapluar disa analistë dhe çaushë të rinj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img