1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Politika e jashtme në stagnim – pa përfunduar dialogu s’mund të ketë avancim në proceset integruese

Për më shumë se dy vite, Republika e Kosovës ka dështuar të sjellë njohje të re. E ky dështim, sipas njohësve të integrimeve evropiane, i faturohet Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila sipas tyre është marrë më shumë me shkarkime të ambasadorëve.

Krahas dështimit për njohje nga pesë vendet mosnjohëse, analistët thonë se pa përfundim të dialogut, Kosova s’mund të ketë avancim në proceset integruese.

Njohësi i integrimeve evropiane, Agron Hoti, thotë për Ekonomia Online se vonesat e nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, kanë plasaritur edhe raportet me ShBA-në.

Hoti i ndërlidh këto raporte edhe me njohjen e pesë vendeve mosnjëhse.  

“Kosova është dakorduar për një marrëveshje me Serbinë në Ohër dhe kjo marrëveshje është obligative që të zbatohet nga Kosova dhe Serbia. Si rezultat i vonesës së nënshkrimit të kësaj marrëveshje, raportet Kosovë-ShBA janë në pikën më të ulët siç e konfirmon edhe raporti i ambasadorit të Kosovës në ShBA që i ka dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme. Pa i relaksuar Kosova raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nënkupton me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit në tërësinë, atëherë është e vështirë të lëvizet edhe nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, sepse BE-ja është produkt i SHBA-së”, thotë Hoti.

Teksa ka folur për përfundimin e dialogut, Hoti thotë se pa epilog përfundimtar, Kosova nuk mund të ketë një përparim në arenën ndërkombëtare. Madje, siç thotë ai, dialogu me Serbinë është i lidhur me liberalizmin e vizave dhe me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

“Sepse çdo gjë ka qenë e lidhur me dialogun me Serbinë dhe kjo nuk është ndonjë sekret. Edhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës ka qenë i lidhur me dialogun dhe procesi i liberalizimit të vizave ka qenë i lidhur me dialogun me Serbinë, sado që nuk është thënë direkt por mes rreshtave. Nëse marrëveshja Kosovë-Serbi i jep shans paqes dhe prosperitetit e integrimit rajonal, atëherë gjasat që pesë vendet mosnjohëse ta njohin Kosovën janë të mëdha, mirëpo kjo gjithmonë do të varet se si Kosova dhe Serbia do të ecin në procesin e Integrimit Evropian”

E shteti më i vështirë për t’a njohur Kosovën, sipas Hotit vazhdon të jetë Spanja. Thotë se në këtë drejtim mund ta ndihmojë Kosovën vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Më problematike është Spanja si gjithmonë, pasi ka një administratë që ka angazhuar në Bruksel që ta pengojë me çdo kusht Pavarësinë e Kosovës dhe çdo dokument me emër të Republikës, dhe sigurisht se aty duhet të jetë lobimi më i madh, në Spanjë. Absolutisht, nëse ne i relaksojmë raportet me ShBA-në, ku për fat të  keq i kemi në pikën më të ulët të mundshme, atëherë sigurisht se Amerika ka raporte të mira me Spanjën e me vendet tjera të Amerikës Latine”, thotë Hoti.

Ndërsa profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi, thotë se diplomacia nuk e ka pasur në fokus avancimin e Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Thotë se MPJ më shumë është marrë me shkarkime të ambasadorëve sesa me sjelljen e ndonjë njohje.

“Po Ministria e Jashtme, realisht fokusi i saj në fillim nuk ka qenë avancimi i Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare apo rajonale. Siç e dimi i gjithë fokusi më i madh i MPJ ka qenë ‘hakmarrja’ ndaj ambasadorëve, pra për t’i shkarkuar dhe ngarkuar, pra në një far mënyrë hakmarrje primitive ballkanike, dhe në këtë sens mund të themi që ka shkuar pothuajse një vit dhe fokusi aty ka ekzistuar, dhe përjashtimi i disa diplomatëve nga Ministria e Jashtme dhe që mund të themi se fokusi kryesor i tyre ka qenë në këto çështje”, u shpreh Arifi.

E duke e parë këtë dështim, Arifi e sheh si të domosdoshme një riformatizim në Ministrinë e Punëve të Jashtme. “Po duke e ditur edhe gabimin që e ka bërë Ministria e Jashtme gjatë procesit të punës së saj, duke qenë deklarata më e famshme e ministres së Jashtme që Kosova është çliruar nga krimi i organizuar në seancën e Këshillit të Sigurimit. Nëse kryeministri Kurti ka pak parime politike, është dashur ta përjashtojë ose ta detyrojë që të jap dorëheqje. Pra normalisht që gjithmonë që Qeveria ka nevojë që të riformatizohet, kur nuk përformon në mënyrën e duhur. Kështu që gjithsesi duhet të riformatizohet në formën më të mirë të mundshme”, tha ai

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img