1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Policia zvicerane “në dijeni” të raportimeve për kërcënim ndaj ambasadave serbe

Ditëve të fundit, disa ambasada të Serbisë nëpër Evropë është raportuar se kanë pranuar mesazhe kërcënuese përmes e-mailit.

Veç ambasadave në Austri dhe Gjermani, kërcënime raportohet se kanë marrë edhe aeroporti në Beograd, Qendra për Politikë të Sigurisë në Beograd, sipas deklarimeve të aktorëve politikë në Serbi.

Ambasadori serb në Vjenë ka folur për “Kosovo Onllajn” mbi “rrezikun e një sulmi terrorist”, raporton media zvicerane “Blick.ch”, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, kërcënuesi thuhet se është Denis Krasniqi (26 vjeç) nga Zvicra. Sipas ministrit të brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq, prindërit e tij janë nga Kosova.

Ministri ka thënë se informatat mbi të dyshuarin për kërcënim i kanë marrë nga Gjermania dhe Zvicra.

“Blick” ka dërguar pyetje në Zyrën Federale të Policisë së Zvicrës (Fedpol), e cila ka konfirmuar se është në dijeni për rastin.

“Për shkak të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave, ne nuk komentojmë mbi raste apo persona individualë”, ka thënë “Fedpol”.

Më tej ka thënë se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritete partnere nacionale dhe ndërkombëtare dhe po e koordinojnë shkëmbimin e informacionit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img