Site icon PrishtinaPress

Policia zbarkon afër një shkolle në Ferizaj: Në disa ‘çajtore’, dyshohet për prostitucion

Prostitucioni po vazhdon të jetë një fenomen mjaft shqetësues dhe një sfidë për institucionet në Kosovë. Lokalet që shfrytëzohen për prostitucion shpesh dalin të jenë në qendrat e qytetit e në motele të ndryshme.

Kështu ka ndodhur edhe në Ferizaj, ku janë ngritur dyshimet se në disa lokale në afërsi të një shkolle po zhvillohet kjo veprimtari.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se kjo ka aktivizuar njësitet përkatëse që në asistim me inspektorët të kryejnë aksion në ato lokale.

Pas kontrollit, Sinjali mëson se katër lokale, “Bini”, “Çajtore Luani”, “Çajtore Çlirimi” dhe një lokal tjetër, janë mbyllur për shkak të shkeljeve dhe parregullsive që janë gjetur/Prishtinapress/

Exit mobile version