Site icon PrishtinaPress

Policia zbardh arrestimin e ish drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve

Policia ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e ish drejtorit të Përgjithshëm të burgjeve, Artur Zoto.

Në njoftimin e policisë Zoto është dhënë vetëm me iniciale, teksa është dhënë edhe akuza për të cilën ndaj tij është marrë masa e arrestit me burg. Policia sqaron se ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin e datës 21.02.2017 ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë dhe të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga Neni 260 i Kodit Penal. Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë dhe të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga Neni 260 i Kodit Penal.

Exit mobile version