0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Policia vazhdon kërkimin e personit të zhdukur në Dragash

Policia ka vazhduar kërkimin e një personi të zhdukur në zonën e Dragashit, ku në ndihmë kanë ardhur edhe Policia e Shqipërisë, Forca e Sigurisë së Kosovës, OJQ-ja e Kosovës për kërkim shpëtim, Policia e Maqedonisë në pjesën e saj dhe qytetarë nga Kosova e Shqipëria.

Fjala është për personin e zhdukur, Meledin Adili, rreth 26 vjeç, nga fshati Borje, në Shqipëri, i cili më 4 shtator ka dalë në bjeshkët e fshatit Brod, në komunën e Dragashit për të mbledhur boronica.

Gjatë kërkim – shpëtimit janë përdorur qentë e kërkimit, pajisje si motora terreni, dronë dhe paragllajd me motor.

“Kërkimi i personit do të vazhdojë, andaj Policia i falënderon të gjithë për bashkëpunimin dhe angazhimin e deritanishëm, dhe njëkohësisht  fton qytetarët nëse kanë ndonjë informacion ta njoftojnë Policinë”, thuhet në komunikatën e policisë./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img