Një shofer i një kamioni ka vdekur dje si pasojë e një vetakasidenti të ndodhur në Bibaj të Ferizajt, duke hyrë në autostradë.
Dyshohet se aksidenti ka ardhë si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe është rrokullisur, ka njoftuar policia në raportin e saj 24 orësh.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET /Fsh. Bibaj, Ferizaj 30.07.2022-09:41. Viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke drejtuar kamionin, duke hyrë në autostradën, dyshohet se nuk ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe është rrokullisur. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Në vend ngjarje kanë edhe dalë njësitet përkatëse policore, emergjenca dhe zjarrfikësit. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.