1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Policia tregon se a ka pasur pjesëtarë të xhandarmërisë serbe në qendrat e votimit në Veri

Policia e Kosovës i ka mohuar raportimet e disa mediave se në Mitrovicën e Veriut ka pasur prezencë të pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe.

Në një përgjigje për lajmi.net, zëvendës komandanti i Policisë së Kosovë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti ka thënë se këto informacione nuk janë të vërteta.

“Jo, nuk është e vërtetë”, është përgjigjur shkurt Hoti.

Ai ka folur edhe për situatën e sigurisë në Mitrovicë kur po mbahen zgjedhjet presidenciale serbe, duke thënë se është një ditë e zakonshme.

“Është një ditë e rëndomtë, absolutisht nuk ka incidente dhe situata është e qetë. Nuk ka probleme që do të mund të përmendeshin”, është shprehur Besim Hoti për lajmi.net

Mediat gjatë ditës kanë raportuar se pjesëtarë të xhandarmërisë serbe dhe trupa të uniformuar janë prezent në qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img