Në njoftimin e policisë thuhet se dje rreth orës 12:30 është arrestuar i dyshuari (moshë e mitur) shqiptar, i cili ka shtënë me armë zjarri-revole në drejtim të viktimës, duke e qëlluar për vdekje në kokë.
Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatua mjeku kujdestar.
Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe prokurori i shtetit.
I dyshuari thuhet se fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është arrestuar nga policia me ç’rast është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
“Është konfiskuar një revole e cila dyshohet se është përdorur në rastin e vrasjes. Revolja është e kalibrit 7.65mm, me një karikator dhe tre fishekë. Trupi i pa jetë i viktimës me vendimin e prokurorit, është dërguar për obduksion në IML, kurse i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, bëri të ditur sot policia.
Gjatë ditës së djeshme një person i moshës së mitur (Sh.R) është arrestuar për vrasjen e një 25 vjeçari (M.A) në qendër të Ferizajt, përkatësisht afër Stacionit të Autobusëve.
Siç është raportuar dyshohet se kjo vrasje të ketë pasur për motiv hakmarrjen.