Site icon PrishtinaPress

Policia thotë se po i vazhdon angazhimet në Komunat veriore të vendit

Policia e Kosovës ka reaguar pas raportimeve për tërheqje të njësive policore në veri të vendit.

Në një përgjigje për Express, Policia ka mohuar këtë dhe ka thënë se është duke i vazhduar angazhimet në komunat veriore të vendit.

“Referuar disa shkrimeve në media kinse për tërheqje të njësive policore në veri të vendit ju njoftojmë si në vijim: Policia e Kosovës kryen të gjitha detyrat dhe autorizimet e saja ligjore me qëllim  të ofrimit të sigurisë si dhe ruajtjen e rendit kushtetues të RKS-së në tërë territorin e vendit duke përfshirë edhe komunat veriore.

Sipas situatës në terren dhe vlerësimeve operacionale të cilat bëhen në vazhdimësi , Policia e Kosovës vazhdon angazhimet e saja me njësitë policore në terren për të përmbushur detyrat dhe autorizimet e saja ligjore në komunat veriore të vendit”, ka deklaruar Policia.

Exit mobile version