Site icon PrishtinaPress

Policia thirrje qytetarëve: Mos rrezikoni pjesëmarrësit në trafik kur keni dasma

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që ku kanë dasma apo ahengje të ndryshme, mos të rrezikojnë pjesëmarrësit tjerë në trafik.

Përmes një fotografie të postuar në llogarinë zyrtare në Facebook, policia kërkon që mos t’i hapni dyert e automjetit, të mos dilni me pjesë të trupit jashtë mjetit e mos të uleni në dritare.

Tutje, policia thotë mos të ndaloni dhe të vallëzoni në rrugë, e as të përdoret ndonjë mjet video-incizues nga dritaret e automjetit.

Exit mobile version