11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Policia sqaron intervenimin në Dardani, 10 persona shoqërohen në rajon

Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media bën të ditur se gjatë aksionit për lirimin e banesave të uzurpuara në Dardani janë shoqëruar dhjetë persona në rajon, ndërsa një polic është plagosur.

“Gjatë ndërmarrjes së veprimeve operacionale në ofrimin e asistencës për ekzekutimin e kësaj lënde, banorët nuk janë pajtuar për lirimin e banesave dhe nuk kanë përfillur rekomandimet dhe as urdhërat e zyrtarëve kompetentë dhe në drejtim të zyrtarëve policorë kanë hedhur gjësende, si: ujë me shishe, kova të ujit, gjësende të forta (gurë) etj. përderisa një zyrtar policor ka pësuar lëndime, dhjetë (10)  persona janë sjellë në Polici për intervistim.” njofton policia
Në lidhje me operacionin policia bën të ditur se sot me datë 19.09.2016, duke u bazuar në shkresën e datës 02.09.2016, dërguar nga autoritetet kompetente, respektivisht nga Gjykata Themelore në Prishtinë tek Policia e Kosovës, ku është kërkuar asistencë në ekzekutimin e lëndës me (nr.E.nr. 81/09) në Dardani-Prishtinë, janë ndërmarrë veprime konkrete operacionale për ofrimin e asistencës në ekzekutimin e kësaj lënde sipas vendimeve dhe procedurave ligjore.
Më tej theksohet se “ Njoftojmë se bazuar në mandatin dhe obligimin që ka Policia e Kosovës në realizimin e urdhëresave gjyqsore, qëllimi i veprimeve të tilla operacionale ka qenë për të ofruar siguri për zyrtarët e autorizuar të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe zyrtarëve të tjerë gjatë proceduarës së përmbarimit të lëndës së potencuar më lart, ruajtja e rendit, qetësisë publike dhe ndërmarrja e masave ligjore ndaj secilit që cenon rendin dhe sigurinë.
“Në vendin e ngjarjes gjithashtu ka qenë edhe gjyqtari kompetent i lëndës prandaj të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim të plotë me autoritetet respektive.Policia e Kosovës, megjithatë ka arritur ta vëjë situatën nën kontroll  duke krijuar kështu kushtet e nevojshme për ekzekutimin e lëndës nga organet kompetente.” përfundon komunikata e policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img