4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Policia sot e shpalli në kërkim, “Duka” dyshohet se plagosi Andi Pajazitin, kërkohet edhe për katër vepra penale

Dukagjin Nikolla njohur me nofkën “Duka”,  është vënë në kërkim të policisë sot, për rastin e para një jave në Bon Vivant. Ai dyshohet se është ndër personat kyç që u përfshinë në përleshjen me armë në lokalin në mes të Prishtinës.

Ai po kërkohet për “Vrasje të rënde në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Gjatë këtij incidenti mbeti i vdekur Kastriot Ramadani, si dhe u plagosën e lënduan 20 persona tjerë.

Duka dfyshohet se ka plagposur me armë zjarri tashmë të arrestuarin, Andi Pajaziti.

“Në atë moment me të vërejtur që në lokal kanë hyrë të pandehurit Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti,, në atë moment i ndjeri Kastriot Ramadani e ka nxjerrë armën e zjarrit nga brezi kurse i pandehuri Dukagjin Nikollaj e ka nxjerrë armën e zjarrit nga një çantë e dorës, ashtu që për një moment fillojnë të përleshen fizikisht fillimisht Andi Pajaziti me të pandehurin Dukagjin Nikollaj, më pas Kastriot Ramadani e godet me një shishe qelqi në kokë disa herë Andi Pajazitin, në atë moment Andi Pajaziti nxjerr armën e zjarrit nga brezi dhe shkrepë në drejtim të Kastriot Ramadanit, kurse i pandehuri Dukagjin shkrep me armë zjarri në drejtim të Andi Pajazitit si dhe i ndjeri Kastriot Ramadani shkrep në drejtim të Andi Pajazitit e me ç’rast kanë rrezikuar edhe jetën e personave tjerë”.

Dosja e plotë e prokurorisë:

Sipas prokurorisë i ndjeri Kastriot Ramadani po qëndronte ulur në lokal me Dukagjin Nikollaj dhe një person akoma të paidentifikuar nga prokuroria teksa në ato momente në “Bon Vivant” kishin hyrë Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datën 4 gusht 2023 rreth orës 23:17, në lokalin “Bon Vivant” në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, pas një përleshje fizike në mes të pandehurve Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti në njërën anë me të pandehurit Dukagjin Nikollaj, Kastriot Ramadani dhe tani të ndjerin Kastriot Ramadani dhe personit të paidentifikuar deri më tani në anën tjetër, me dashje që ta privojnë njëri-tjetrin nga jeta, në atë mënyrë që derisa në lokal ishin të ulur të pandehurit Dukagjin Nikollaj dhe tani i ndjeri Kastriot Ramadani si dhe një person tjetër deri më tani i paidentifikuar në lokalin e lartë cekur kanë ardhur Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti dhe kanë qëndruar në këmbë në afërsi të tavolinës ku ishin ulur të pandehurit Dukagjin Nikollaj i cili gjendet në arrati dhe tani i ndjeri Kastriot Ramadani”, përshkruan prokuroria, transmeton Gazeta Express.

Prokuroria pretendon se Andi Pajaziti i njohur si “italiani” dhe Dukagjin Nikollaj kishin nisur të përleshen fizikisht. Më pas, i ndjeri Ramadani kishte goditur Pajazitin me një shishe qelqi dhe ky i fundit kishte shkrepur në drejtim të tashmë viktimës.

“Në atë moment me të vërejtur që në lokal kanë hyrë të pandehurit Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti,, në atë moment i ndjeri Kastriot Ramadani e ka nxjerrë armën e zjarrit nga brezi kurse i pandehuri Dukagjin Nikollaj e ka nxjerrë armën e zjarrit nga një çantë e dorës, ashtu që për një moment fillojnë të përleshen fizikisht fillimisht Andi Pajaziti me të pandehurin Dukagjin Nikollaj, më pas Kastriot Ramadani e godet me një shishe qelqi në kokë disa herë Andi Pajazitin, në atë moment Andi Pajaziti nxjerr armën e zjarrit nga brezi dhe shkrepë në drejtim të Kastriot Ramadanit, kurse i pandehuri Dukagjin shkrep me armë zjarri në drejtim të Andi Pajazitit si dhe i ndjeri Kastriot Ramadani shkrep në drejtim të Andi Pajazitit e me ç’rast kanë rrezikuar edhe jetën e personave tjerë”.

Prokuroria thekson se në “Bon Vivant” është shkaktuar rrezik i madh për jetën e njerëzve, të premtën mbrëma.

“Të dëmtuarve: G.H., A.Z., A.A., dhe N.N., të cilët kanë pësuar lëndime trupore nga predhat e hedhura nga arma e zjarrit, e po ashtu lëndime trupore ka pësuar edhe të pandehurit Andi Pajaziti, Hisni Gecaj si dhe i ndjeri Kastriot Ramadani i cili nga plagët e marra ka vdekur në QKUK. Ndërsa nga xhamat e thyer dhe nga gotat e qelqit dhe gjatë ikjes janë lënduar edhe 14 vajza”, thekson prokuroria.

“Të pandehurit kanë shkaktuar rrezik të madh të përgjithshëm për jetën e njerëzve dhe më pas të pandehurit kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes dhe t’i fshehin armët”, ka konstatuar prokuroria.

Prokuroria pretendon se Andi Pajaziti ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë”, “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Të pandehurit, Andi Pajaziti, Dukagjin Nikollaj dhe Hisni Gecaj, sipas prokurorisë kanë mbajtur armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armë.

Prokuroria thekson se Andi Pajaziti dhe Dukagjin Nikollaj armët i kanë përdorë si mjet për kryerjen e veprës penale, ndërsa i pandehuri Hisni Gecaj ka mbajtur në posedim të paautorizuar një thikë duke vepruar në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët.

Me këtë secili veç e veç kanë kryer veprën penale “mbajtja në pronësi, në kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”, pretendon prokuroria.

Sipas prokurorisë, Dukagjin Nikollaj i cili ndodhet në arrati dyshohet edhe për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë në tentativë”.

Gjithnjë, duke u mbështetur në pohimet e prokurorisë Hisni Gecaj është i dyshuar edhe për veprën penale “pjesëmarrje në rrahje” dhe Gëzim Zakuti për “pjesëmarrje në rrahje”.

Prokuroria vlerëson se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre, “sepse nëse gjenden në liri do t’i qasen arratisë për t’iu shmangur përgjegjësisë penale”.

Po ashtu prokuroria e thekson edhe faktin se të pandehurit janë recidivistë të veprave penale. /Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img