Site icon PrishtinaPress

Policia shton pika kontrolli: Për 24 orë shqiptohen mbi 2 mijë gjobë, rreth 60 patentë u konfiskuan

Thuajse çdo ditë në media raportohet për aksidente trafiku, e disa nga to përfundojnë edhe me fatalitet. E gjithë kjo vjen si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë si dhe gjendja jo e mirë e veturave, ku tashmë jemi edhe në stinën e dimrit dhe kujdesi duhet të jetë më i madh në trafik.

Bazuar në ngjarjet e fundit sa i përket aksidenteve, Policia e Kosovës ka marr një aksion për kundërvajtjet në trafik, gjithashtu edhe aktivitete vetëdijsuese për pjesëmarrësit në trafikun rrugor.

Në kuadër të operacionit “Siguria në Trafikun Rrugor 2023”, brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka ndaluar në 615 pika të kontrollit, ku ka shqiptuar 2336 gjoba si dhe konfiskuar 59 patent shofer.

Rregullorja e Policisë:

Shoferët vozitjen e automjetit ta përshtatin me gjendjen dhe kushtet në rrugë.

T’i shmangen përdorimit të telefonave mobil gjatë drejtimit të automjetit.

Të respektojnë shenjat për kufizimin e shpejtësisë

Të mbajnë distancën e duhur në mes automjeteve gjatë qarkullimit.

Kujtojmë se javën e kaluar kishim një tragjedi, ku nga garat me makina në autostradë “Ibrahim Rugova” në Prizren humbën jetë tre të rinj dhe u lënduan disa të tjerë.

Exit mobile version