Site icon PrishtinaPress

Policia shton masat e sigurisë në aeroportin “Adem Jashari”

Masa të shtuara të sigurisë nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, janë parë sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Një numër prej rreth 20 pjesëtarësh të njësisë speciale dhe policë të tjerë kanë zbarkuar sot në ANP. Për shkak të shtimit të masave, Policia janë parë edhe me qen, shkruan lajmi.net
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për lajmi.net se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi prania e policëve në ANP është rutinë e shtimit të masave të sigurisë.
“Pas zhvillimeve të fundit, por edhe me ardhjen e shumtë të bashkatdhetarëve në Kosovë, Policia ka ndërmarrë shtimin e masave të sigurisë dhe prania e policëve në Aeroport është vetëm rutinë dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, ka deklaruar Hoxha.

Exit mobile version