9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Policia shton kontrollet, do të testohen shoferët që drejtojnë veturat nën ndikim të alkoolit

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të shtojnë aktivitetet e kontrollit, me theks të veçantë për pjesëmarrësit në trafik të cilët drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit.

Policia në njoftimin e bërë për media thotë se, gjatë periudhës së fundit kohore, që nga fillimi i muajit korrik 2021, gjendja në komunikacion, karakterizohet me një numër të shtuar të aksidenteve në trafik me persona të lënduar, dëme materiale si dhe me pasoja fatale.

“Përmes kësaj kumtese, njoftojmë të gjithë pjesëmarrësit në trafik, se do të shtojmë aktivitetet e kontrollit, me theks të veçantë për pjesëmarrësit në trafik të cilët drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit. Lidhur me këtë, apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përmbahen rregullave ligjore, dhe të mos vënë veten dhe të tjerët në rrezik”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se më 21 korrik,  në periudhën kohore 22:00 deri 03:00 min, zyrtarët policor të Njësisë së Trafikut Rajonal Mitrovicë veri, në rrugën rajonale N22.3 Leposaviq – Leshak, kanë vazhduar së zbatuari planin operativ lidhur me sigurinë në trafik rrugor në kuadër të kontrollit të shtuar për ngasje nën ndikim të alkoolit.

Me këtë rast, janë kontrolluar të gjitha veturat në lëvizje të cilat kanë qarkulluar në të dyja kahjet, ndërsa ngasësit e automjeteve janë testuar me alkoolmetër.

“Rreth 500 vetura janë kontrolluar dhe po aq ngasës të automjeteve janë testuar. Dy nga ngasësit e automjeteve të kontrolluara kanë rezultuar pozitiv në alkoolmetër, mbi sasinë e lejuar të prezencës së alkoolit, dhe ndaj të njëjtëve janë ndërmarrë masat ligjore të drejtimit të automjetit nën ndikim të alkoolit”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img