5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Policia shqipton gjoba për shkelësit e masave anti-COVID

Policia në bashkëpunim me inspektorët kompetentë edhe sonte kanë vazhduar kontrollet për të mbikëqyrur zbatimin e masave anti-Covid.

Siç njoftohet njësitet e policisë gjatë së enjtes kanë shqiptuar gjoba.

“Roli dhe funksioni i Policisë së Kosovës në parandalimin dhe luftimin e Pandemisë, ruajtjen e sigurisë e shëndetit të qytetarëve është i dukshëm”.

“Zyrtarët policorë dhe menaxhmenti i PK-së, në vazhdimësi po përpiqen që përmes koordinimit të veprimeve me autoritetet shtetërore dhe bashkëpunimit me qytetarët të arrijnë sensibilizim të plotë dhe bashkërendim të aktiviteteve në parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit dhe reduktimin e pasojave që sjell mosrespektimi i masave dhe kufizimeve”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se qëllimi kryesor i angazhimeve tona është shpëtimi i sa me shumë jetëve njerëzore përmes respektimit të masave të vendosura nga autoritetet.

“Policia e Kosovës së bashku me inspektorët kompetent, në disa raste kanë hasur në shkelje të masave dhe kanë shqiptuar vërejtje e gjoba sipas ligjit, për mos mbajtje të distancës dhe numrit të kufizuar në lokale”, thuhet në fund.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img