Site icon PrishtinaPress

Policia shqipton fletëparaqitje ndaj personit që vendosi afishe provokuese

Policia e ka identifikuar personin i cili sot më 29 tetor i ka vendosur afishe me mbishkrime provokuese në rrugën “Dëshmorët e vitit 1903″, në Mitrovicë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se i dyshuari është A.A. dhe ndaj tij është shqiptuar fletëparaqitje për “Prishje të Rendit dhe qetësisë Publike”.

“Në orët e mesditës së sotme në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar  se në rrugën  “Dëshmorët e vitit 1903” nga person /na  të panjohur janë vendosur afishe me mbishkrime provokuese”.

“Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë ndërmarrë veprime operative e hetimore për identifikimin e të dyshuarit, si rezultat i hetimeve  dhe pamjeve të nxjerra nga kamerat e asaj rruge është identifikuar një veturë dhe personi i dyshuar i cili dyshohet të i ketë vendosur afishet”.

“Ndaj të dyshuarit A. A., m/k/s, është shqiptuar fletëparaqitje për ‘Prishje të Rendit dhe qetësisë Publike’”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version