Site icon PrishtinaPress

Policia shqiptare tregon veprat penale për të cilat dyshohet  Arben Lamçe që u arrestua sot në Prishtinë

Arben Lamçe nga Elbasani u arrestua sot në Prishtinë, ai kërkohej për disa vepr penale, teksa në korrik të këtij viti Gjykata në Tiranë ia kishte caktuar masën e sigurimit “arrest me burg”. Këto informata i dha Policia e Shqipërisë me anë të një njoftimi për media, duke thekesuar se arrestimi u bë i mundshëm në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë të FAST Albania dhe FAST Kosova.

Gazeta Express gjatë ditës raportoi se ky operacion nisi nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI).

Sipas policisë shqiptare, operacioni që vuri në pranga banorin e Elbasanit titullohej “Gordonët”.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shqipërisë:

FAST Albania kap dhe arreston në Prishtinë shtetasin A. L., në kuadër të operacionit “Gordonët”

Në sajë të një pune të mirëfilltë profesionale, sot më datë 04.08.2024, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektori pêr Kërkimin, Njësia Fast Albania, në bashkëpunim të ngushtë me FAST Kosova, në vijim të shkëmbimeve të informacioneve, në kuadër të operacionit policor “GORDONËT”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në Prishtinë, i shtetasit A. L., lindur e banues në Elbasan.

Ndaj shtetasit A.L., Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë më datë 29.07.2024, ka caktuar masën e sigurimit, “Arrest me burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje, kryer në bashkëpunimin e veçantë në formën e organizatës kriminale”, “Grupi i strukturuar Kriminal”, “Organizata kriminale” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 80-28/1-333 dhe 334-287 të Kodit Penal.

Exit mobile version