7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Policia shpëton dy persona në Durrës, po u rrezikohej jeta për shkak të dallgëve dhe erës së fortë

Policia e Shtetit ka njoftuar të shtunën se ka shpëtuar dy shtetas në Durrës, pjesëtarë të ekuipazhit të një mjeti lundrues (cisternë uji),  të cilëve po iu rrezikohej jeta në det për shkak të dallgëve të larta dhe erës së fortë.

Siç bëhet e ditur në njoftim, mjeti lundrues i tyre gjatë tërheqjes nga një rimorkiator për ta nxjerrë në radë, është fundosur për shkak të dallgëve të larta dhe erës së fortë.

“Salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ka marrë njoftim se për shkak të një defekti teknik, një mjet lundrues (cisternë uji) kishte ndaluar lëvizjen në det dhe se 2 pjesëtarëve të ekuipazhit të tij po iu rrezikohej jeta, nga dallgët e larta të detit dhe era e fortë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, thuhet se shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, kanë organizuar punën me qëllim ardhjen në ndihmë shtetasve J. A., 27 vjeç dhe M. T., 64 vjeç, të dy banues në Durrës.

“Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe angazhimit profesional të punonjësve të Policisë Kufitare, me mjetin e tyre lundrues, u bë e mundur nxjerrja në breg të detit, e të dy shtetasve, në gjendje të mirë shëndetësore”, bëhet e ditur nga policia.

Ndërsa mjeti lundrues (cisternë uji) që tërhiqej nga një mjet rimorkiator, me qëllim kryerjen e furnizimit me ujë, sipas kërkesës së paraqitur për furnizim bordi me ujë në një anije, është fundosur për shkak të dallgëve të larta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img