Site icon PrishtinaPress

Policia shpërndan protestuesit, edhe kryetari i Zubin Potokut futet në zyrën e tij

Edhe kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka arritur të hyjë në objektin e komunës.

Kjo pasi që protestuesit afër aty janë detyruar të shpërndahen, si rrjedhojë e intervenimit të policisë.

Edhe në këtë komunë, ashtu si në Zveçan janë dëgjuar të shtëna armësh.

Situata në komunat e veriut po vazhdon të jetë e tensionuar teksa edhe në Serbi është ngritur gatishmëria ushtarake.

 

Exit mobile version