Edhe kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka arritur të hyjë në objektin e komunës.
Kjo pasi që protestuesit afër aty janë detyruar të shpërndahen, si rrjedhojë e intervenimit të policisë.
Edhe në këtë komunë, ashtu si në Zveçan janë dëgjuar të shtëna armësh.
Situata në komunat e veriut po vazhdon të jetë e tensionuar teksa edhe në Serbi është ngritur gatishmëria ushtarake.