1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Policia shpall rezultatet e rekrutimit dhe seleksionimit të zyrtarëve të rinj policorë

Policia e Kosovës, sot ka publikuar listën e kandidatëve të cilët e vazhdojnë procesin e rekrutimit si zyrtarë të rinj policorë.

Sipas njoftimit, lista e rezultateve meritore përfshin rezultatin e dy fazave të testimeve.

“Renditja e kandidatëve bëhet sipas meritës, dhe atë sipas kësaj kronologjie: rezultati nga testi me shkrim i kandidatit vlerësohet me 60% dhe vlerësimi i testit-intervistës gojore 40%. Kandidatët të cilët kanë rezultatin e intervistës me gojë 70% e vazhdojnë procesin, ndërsa ata te cilët janë nën 70% nuk e vazhdojnë procesin”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet po ashtu se kandidatët të cilët janë në listën meritore, mund të ftohen të vazhdojnë procesin e rekrutimit brenda dy viteve nga data e publikimit të listës meritore, varësisht nga nevojat e organizatës.

“Për datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së testit psikologjik dhe kontrollimit mjekësor kandidatët do të informohen me kohë”, thuhet në fund.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img