Site icon PrishtinaPress

Policia shpall në kërkim të dyshuarin për vjedhje në një market të Gjakovës

Policia e Kosovës me autorizim të lëshuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë ka publikuar fotografinë e një personi të dyshuar për vjedhje.

Sipas njoftimit, personi i kërkuar ka kryer vjedhje në një market në rrugën “UÇK” në Gjakovë dhe se i njëjti përkundër përpjekjeve të vazhdueshme hetimore nuk është gjetur ende.

“Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, nëse kanë ndonjë informacion mbi identitetin apo vendndodhjen e të dyshuarit të paraqitur në fotografinë e publikuar, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt policor, qoftë përmes numrave kujdestarë të telefonit 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë), apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”. Çdo informacion i ofruar që do të ndihmojë në zbardhjen e këtij rasti do të trajtohet në mënyrë konfidenciale”, thotë policia, njofton Klankosova.tv.

   

Exit mobile version