Site icon PrishtinaPress

Policia shpall në kërkim biznesmenin nga Podujeva, i ‘shpëtoi’ arrestimit gjatë një aksioni në janar

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një biznismen nga Podujeva, i cili dyshohet se është përfshirë për veprat penale ‘Mashtrimi në detyrë, ‘Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin’ dhe ‘Shmangie nga tatimi’, pas një aksioni nga Policia që çoi në arrestimin e 13 personave të tjerë.

Sinjali mësoi ekskluzivisht se bëhet fjalë për biznesmenin llapjan, Bedri Batatina, i cili nuk ishte hasur nga Policia gjatë këtij aksioni, të zhvilluar në janar.

Policia ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës, kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur.

Exit mobile version