Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit.
Sipas njoftimit, kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin këto kritere:
a) Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
b) Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;
c) Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;
d) Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;
e) Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;
f) Të mos posedojë tatuazh në pjesë të dukshme të trupit;
g) Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.
Po ashtu është bërë e ditur se konkursi do të jetë i hapur nga sot deri më 26 korrik.
Kandidatët që aplikojnë do t’u nënshtrohen testit me shkrim, testit të aftësive fizike, intervistës, testit psikologjik, kontrollimit mjekësor dhe verifikimit të kaluarës.
Detajet e tjera të konkursit i gjeni duke klikuar në këtë vegëz.