Në 17 vjetorin e themelit të Policisë së Kosovës, ky institucion është vlerësuar lartë nga udhëheqësit më te lartë shtetëror. Sipas kryeministrit Isa Mustafa, ky përvjetor i Policisë është i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e vendit dhe se mburret me punën e bërë nga Policia.
“Iu uroj këtë përvjetor të themelimit të Policisë së Kosovës, ky është një përvjetor i rëndësishëm për të gjithë ne, është një përvjetor i punës dhe përkushtimit. Policia e Kosovës ka treguar profesionalizëm dhe përkushtimin në mbrojtjen e territorialitetin e vendit të Kushtetutës. Mburremi me ju dhe me punën tuaj, dhe do ta keni një mbështetje të pa rezervë nga qeveria e Kosovës. Ju me punën dhe angazhimin tuaj keni ruajtur qytetarin e Kosovës, keni ruajtur shtetin dhe dëshiroj që këto suksese të vazhdojnë tutje”, ka thënë kryeministri Mustafa.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka thënë se për këto 17 vite kemi me çka të mburremi, dhe se puna e policisë na bënë krenarë të gjithëve.
“Për gjatë këtyre 17 vjetëve kemi çka të mburremi. Sot kemi shumë arsye për të qenë krenar me Policinë e Kosovës, sepse kemi një polici të përkushtuar për republikën dhe shtetin e vetë, kësaj policie që nuk i mungon vullneti dhe as gatishmëria për ti shërbyer vendit. Ju keni dëshmuar se jeni mbrojtjes të kushtetutës dhe ligjeve vendit në mënyrë ta pa kompromis me integritet të lartë qytetar dhe institucional që çdo qytetarë ta ndien vetën të sigurt në shtëpinë e vetë. Republika e Kosovës po konsolidohet çdo ditë e më shumë dhe Policia e Kosovës është shtyllë kryesore në këtë republikë”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshëm, Skënder Hyseni.
Sipas Drejtorit të Policisë Shpend Maxhuni, policia e Kosovës është institucioni me kredibil i vendit dhe kjo ka ardhur falë shërbimit profesional të Policisë së Kosovës ne ruajtjen e rendit dhe sigurisë së vendit.
“Rrugëtimi 17 vjeçar ka bërë që policia e Kosovës të gëzojë mbështetje nga të gjithë. Sot me të drejte policia vlerësohet të jetë një nga institucionet me kredibile në vend. Fokusi jonë kryesorë është luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmin. Ajo është e gatshme që çdo herë të iu del ne mbrojtje të qytetarëve të vet. Kosova sot krenohet me shërbimet profesionale të policisë të cilat bëjnë qytetarët e vendit të ndien të sigurt në vendin e tyre. Nuk ka punë me humane dhe patriotike sa të jesh në shërbim në mbrojtje të sigurisë së vendit”, ka thënë drejtori Maxhuni.
Në fund të kësaj ceremonie u ndanë shpërblime si dhe medalje për policet të cilët janë treguar të suksesshëm bërë në Policinë e Kosovës.