1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Policia serbe arreston drejtorin e Administratës të Komunës së Leposaviqit, Nikolla Radimiroviq

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se drejtori i Administratës në Komunën e Leposaviqit, njëherit djali i Zëvëndësministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete Nikolla Radimiroviq, është arrestuar sot nga policia e Serbisë dhe është dërguar në stacionin e policisë serbe në Rashkë.

Këtë njoftim, Sveçla e ka bërë në llogarinë e tij në Facebook, raporton Klan Kosova.

“Drejtori i Administratës në Komunën e Leposaviqit njëherit djali i Zëvendësministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete Nikolla Radimiroviq, është arrestuar sot nga policia e Serbisë dhe është dërguar në stacionin e policisë serbe në Rashkë. Ai së bashku me të fejuarën e tij po mbahen të arrestuar për arsyen e vetme se Nikolla është pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe se së bashku me babanë e tij në vazhdimësi i kanë rezistuar presionit të Beogradit dhe bandave të tyre”, thuhet në reagimin e Sveçlës.

Sveçla e ka thënë se ky arrestim i padrejtë është edhe një dëshmi e qasjes destruktive e destabilizuese të qeverisë së Serbisë dhe hakmarrje pas suksesit të Kosoves të arritur dje dhe dështimit të tyre për të ndalur vendimin që Kosova të jetë nikoqire e lojërave mesdhetare 2030.

“Kërkojmë nga Beogradi që urgjentisht të lirojë Drejtorin Radimiroviq dhe të fejuarën e tij dhe të ndalojë presionet e aktet e jashtëligjshme ndaj shtetasve të Kosovës, veçanërisht ndaj atyre të etnisë serbe të cilët janë lojal ndaj shtetit të tyre, Republikës së Kosovës, e në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj”, thuhet tutje në reagimin e ministrit të Punëve të Brendshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img