Site icon PrishtinaPress

Policia sekuestron pesë armë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit ka hasë në disa armë në rajonin e Prishtinës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e rajonit të Prishtinës, në kuadër të punës saj parandaluese ka ndërmarrë një sërë veprimesh operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre.

Në këtë vazhdë, vetëm përgjatë vikendit që lamë pas, në katër lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj:

· Një armë automatike AK-47,

· Një revole të tipit Vzor, të kalibrit 7.65 mm,

· Dy revole me gaz të tipit Zoraki, të kalibrit 9 mm,

· Një pushkë gjuetie të tipit Bajkal, si dhe,

– Nëntëdhjetetetë (98) copë fishek të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Ndaj të dyshuarve për secilin rast ndaras, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtit janë proceduar më tej.

Exit mobile version