Home Baner Policia sekuestron 73 motoçikleta në Prishtinë

Policia sekuestron 73 motoçikleta në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga data 9 korrik deri më 27 korrik, ka sekuestruar 73 motoçikleta në të gjithë vendin.

Në njoftimin zyrtar thuhet se motoçikletat janë ndaluar për mospasjen e dokumentacionit të nevojshëm, skadim të afatit të regjistrimit, si dhe mungesë të kategorisë përkatëse të drejtimit.

Këto masa janë ndërmarrë në kuadër të zbatimit të planit “Siguria në Trafik”, me fokus të veçantë në kontrollin e motoçikletave dhe ruajtjen e rendit e qetësisë publike, që sipas Policisë shpesh cenohet nga keqpërdorimi i këtyre mjeteve.

Exit mobile version