Site icon PrishtinaPress

Policia sekuestron 190 motoçikleta nё Pejё

Policia ka bërë të ditur se janë sekuestruar 190 motoçikleta nё Pejё.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se sekuestrimi i tyre ka ndodhur gjatë muajin qershor.

“Gjatё muajit qershor nga Njёsia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacioni Policr Pejё janё sekuestruar: Njёqind e nёntёdhjetё (190) motoçikleta tё llojeve tё ndryshme, ndёrsa pёr kundёrvajtёsit janё lёshuar fletёgjoba pёr kundёrvajtjet: mosposedimi i lejёs pёr vozitje, mosposedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim, mos mbajtje e helmetës dhe kundërvajtje tjera”, thuhet tutje në njoftim.

Exit mobile version