1.6 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Policia ruan kontejnerët ku do të votohet me 23 prill

Katër ditë para zgjedhjeve, policia ruan kontejnerët e votimit.

Nuk erdhën për t’i kryer shërbimet që zakonisht i bëjnë.

E rruga që kanë marrë, nuk i dërgon  në një sallë dasmash.

Por të njëjtit, të enjten po kujdesen për kryerjen e përgaditjeve të fundit për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.

E në pamje të parë nuk ngjanë me një vendvotim.

Për sigurinë e tij po kujdeshin Policia e Kosovës.

Ky nuk është konejnjeri i vetëm që është vendosur.

Katër të tillë janë vendosur edhe në komunat tjera veriore.

Por kur kanë mbetur katër ditë nga zgjedhjet përveç këtij posteri në zyrën e kandidatit nga LVV, Erden Atiq nuk ka asnjë njoftim tjetër që këtu do të mbahen zgjedhjet.

E në rrugët e sheshet veriore përveç flamujve serbë, nuk është vendosur asgjë tjetër.

Poster kishte vendosur edhe kandidati Betim Osmani.

Por ai u largua mbrëmjen e së mërkurës nga persona të panjohur.

E kryetari i asmblesë komunale të Mitrovicës se Veriut, Nexhat Ugljanin, konsideron që procesi i zgjedhjeve është i rëndësishem për mbarvajtjen e proceseve që kanë mbetur gjysëm.

Ai pohon që një raud i dytë do kishte më shumë gjasa që të ketë ndonjë incident.

E pavarësisht paralajmërimeve për ndonjë incident, vullneti nga kosovarët për ta shfrytëzuar të drejtën për votim nuk po mungon

I tille disponimi nuk duket edhe tek serbet.

Komisioni Qendror i Zgjedhjve ka caktuar 19 qendra votimi për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img