Policia e Kosovës e ka rrethuar ndërtesën e Telekomit dhe të Postës.

Blic ka siguruar foto ku shihen policë të shumtë rretj ndërtesës së Telekomit dhe të Postës.
Një zyrtar i lartë brenda telekomit ka theksuar se policia është ftuar nga Bordi i ri, megjithëse aktualisht bordi nuk ka kuorum, sepse nuk po marrin pjesë të gjithë anëtarët.

“Disa nga anëtarët e bordit nuk po marrin pjesë. Janë ata që janë të afërt me LDK. Pritet që në takim të shkoj edhe ministrja Rozeta Hajdari”.

