-2.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Policia reagon pas raportimeve se Agron Nezaj gënjeu për hetimet rreth lojërave të fatit

Policia e Kosovës ka reaguar pas raportimit të një shkrimi, nga një medium, rreth nënkolonelit,  Agron Nezaj për lojërat e fatit.

Organet e sigurisë kana sqaruar se Nezaj nuk ka gënjyer për hetimet e prokurorisë mbi lojërat e fatit.

Shkrimi i tillë nga ky medium, i cili mundohet që të etiketojë zyrtarë të Policisë së Kosovës apo vet institucionin e Policisë, është tendencioz dhe aspak i drejt, andaj ju rikonfirmojmë se Policia e Kosovës të gjitha veprimet e saj operacionele i bazon në procedura ligjore dhe vendimet e autoriteteve kompetente i zbaton me perpikëri dhe profesionalizëm të lartë në funksion të luftimit të dukurive negative dhe krijimit të një ambienti më të sigurtë për të gjithë”, sqaron PK-ja.

Fuqishëm reagojmë ndaj këtij shkrimi joprofesional duke sqaruar dhe informuar opinionin me datajet si në vijim:

Policia e Kosoves sipas ligjit është e autorizuar për veprime hetimore kur ka informacione që është kryer apo është duke u kryer vepër penale e paraparë sipas Kodit Penal të RKS-së. Bazuar në informacione të pranuara nga burime intelegjente, Policia e Kosovës ka marr informata për disa biznese të lojrave të fatit për të cilat dyshohet se kryejnë vepra penle. Pastaj me informatat e mbledhura me raport njoftues me datë 24.08.2018 është njoftuar Prokuroria Speciale (PSRK-ja), (egziston dokumenti me reference dalëse).

Prokuroria Speciale pas vlersimit të raportit e ka adresuar atë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe me datë 25.09.2018 Policia e Kosovës është njoftuar nga Prokuroria Speciale që lënden e ka adresuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Policia e Kosovës përmes burimeve nga tereni ka pranuar informacione relevante për shtimin e pikave të lojrave të fatit me aparate dhe kontrabandimin e këtyre aparateve dhe vënien në funksion në Kosovë nga organizatorët e këtyre lojrave.

Më datë 07.01.2019 është mbajt takim mes Drejtorisë për hetimin e krimit të organizuar (DHKO) dhe Drejtorisë për hetimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit (DHKEK) të PK-së dhe me 11.01.2019 është kompletuar Ekipi i Përbashkët i Hetimit i cili ka vazhduar me mbledhjen e informatave në teren dhe identifikimin e lokacioneve ku jane duke u zhvilluar aktivtetet ilegale me lojra të fatit me aparate.

Gjate gjithë kohës së mbledhjes se informatave Policia ka qenë në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, respektivisht PSRK deri në ditën e realizimit të operacionit gjithpërfshirës me 22.03.2019, ku, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës (PK) në bashkëpunim me Doganën (DK) dhe Administratën Tatimore (ATK) në udhëheqje nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndërmarrë një plan operativ bazuar në urdhresa të gjykatës, në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe gjatë zbatimit këtij plani janë kontrolluar 235 lokale të ndryshme dhe 222 prej tyre janë mbyllur përkohësishtë. Gjithashtu gjatë këtij plani janë sekuestruar 202 aparate të ndryshme të lojërave të fatit, një tavolinë rolet, 32441 €, 850$, 150 Franga. Operacioni ka përfunduar rreth orës 23:40 pa ndonjë incident.

Lidhur me këtë rast hetimet janë duke vazhduar dhe si rezultat i hetimeve deri më tani përveq tjerash në bankat e Kosovës bazuar në urdhresë të gjykatës janë ngrirë 2.182.500.00 Euro ( Dy milion e njëqind e tetëdhjetë e dy mijë e pesëqindë Euro) nga gjirollogaritë e bizneseve të të dyshuarave.

Policia e Kosovës inkurajon të gjithë, në veçanti gazetën e potencuar lartë që para lansimit apo publikimit të informacioneve të pasakta të iu drejtohen kompetentëve për sqarimin e informacioneve dhe marrjen e detajeve të sakta në mënyrë që të evitohen gabime që mund të cenojnë integritetin qoftë të individëve apo institucioneve në përgjithësi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img