1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Policia: Qytetarët shqiptarë po ftohen sot të protestojnë drejt veriut, t’i shpërfillin këto thirrje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se persona të panjohur përmes rrjeteve sociale po i ftojnë qytetarët shqiptarë, të marrin pjesë në një protestë masovike që do të fillojë sot në ora 12:00 në Jug të Mitrovicës dhe me synim kinse për marshim në Veri të vendit.

PK-ja i ka ftuar qytetarët që t’i shpërfillin thirrjet për pjesëmarrje në këtë protestë.

“Dëshirojmë të sqarojmë se, pas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë është vërtetuar se shumë nga këto profile janë të dyshimta dhe se postimet mund të jenë qëllimkëqija, në dëm të vet qytetarëve dhe interesave të Republikës së Kosovës. Prandaj, Policia e Kosovës fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e asnjë gjoja organizimi nga persona të panjohur, por të lënë institucionet e sigurisë, institucionet e Republikës së Kosovës të trajtojnë situatën me profesionalizëm”, thuhet në komunikatë.

Policia po ashtu thotë se garanton qytetarët se janë “plotësisht të aftë dhe të përkushtuar për të garantuar siguri, rend dhe qetësi për të gjithë qytetarët pa dallim”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img