Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar për shpërdorim të pasurisë së huaj.
Dy të dyshuarit, të cilët dyshohen se përvetësuan pasuri të huaj kundërligjshëm, janë vënë në kërkim policor.
Megjithatë, policia ende nuk ka arritur t’i identifikojë dy personat.
Kësisoj, përmes një autorizimi të Prokurorisë së Prishtinës, i ka publikuar fotografitë të arratisurve.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.
Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë së huaj”, thuhet në njoftim.