2.2 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Policia: Procesi i votimit në Veri ka kaluar i qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës informon se me kohë ka bërë të gjitha planifikimet e saja policore lidhur me procesin e votimit në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit,i cili u mbajt sot, proces ky i cili vlerësuar në aspektin e sigurisë ka kaluar i qetë dhe pa incidente deri në mbylljen e qendrave të votimit.

Me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit të votimit ishin angazhuar një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë kryesisht të rendit publik, por kanë qenë të paraparë edhe zyrtarë policorë të profileve të ndryshme, brenda Policisë së Kosovës.

“Sipas planifikimeve policore qëllimi i këtij urdhri operativ për këtë proces të votimit ishte:

Krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e katër komunave veriore të vendit, mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të votimit.

Sigurimin e Qendrave të Votimit, Këshillave Komunale, Depove Komunale, Qendrës së Numërimit të Rezultateve dhe Depove Qendrore.

Përcjellja e sigurt dhe sigurimi i të gjithë materialit sensitiv nga të gjitha destinacionet e parapara sipas planit të sigurisë deri në përfundimin e operacionit policor.

Inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet pozitive të vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj këtij procesi, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

“Planifikimi dhe implementimi i këtij procesi të votimit është menaxhuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) sipas kompetencave ligjore, përderisa Policia e Kosovës ka qenë dhe vazhdon të jetë përgjegjëse për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, ndërmarrjen e të gjitha masave preventive, operative dhe hetimore për krijimin e një ambienti të sigurt gjatë gjithë procesit të votimit dhe pas saj, si dhe ka asistuar në kërkesat e KQZ-së”, thuhet tutje në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img