2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Policia pranon të bëjë testin e ADN-së në disa biskota “për të gjetur prova mbi ekzistencën e Babadimrit”

Një departament policie në Rhode Island tha se ka pranuar kërkesën e një banori të ri për t’i bërë testet e ADN-së të mbetjeve të një biskote dhe disa karotave për të përcaktuar “nëse Babadimri i kishte ngrënë ato”.

Departamenti i Policisë së Cumberland tha në një njoftim për shtyp se mori një letër këtë muaj nga “një hetues i ri” që kërkonte të testonte një biskotë Oreo të ngrënë pjesërisht dhe disa shkopinj karrote për fëmijë për të identifikuar nëse ato ishin ngrënë vërtet nga Babadimri në natën e 25 dhjetorit.

“Kjo zonjë e re padyshim ka një sens të mprehtë për të vërtetën dhe procesin hetimor dhe bëri një punë të jashtëzakonshme duke paketuar provat e saj për dorëzim. Ne do të bëjmë çmos që t’i japim përgjigje kërkesës së saj”, tha shefi Matthew J. Benson në njoftim, raporton UPI.

Ushqimi u dërgua tek Njësia e Shkencave Ligjore të Shëndetit të Shtetit të Rhode Island për analiza, deklaroi Benson.

Benson bëri të ditur se departamenti i kishte ofruar vajzës disa “prova të zbuluara në mbështetje të pranisë së Babadimrit në lagjen e saj” – një foto e një dreri në zonë në prag të Krishtlindjeve.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img