Policia e Kosovës ka pranuar si donacion dy automjete nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim.
Policia thotë se ky donacion ndihmon në rritjen e kapaciteteve të PK-së si dhe avancimin e menaxhimit të integruar të kufijve dhe zhvillimin e mekanizmave efikas për mbikëqyrjen e kufirit.
Këto vetura do të shërbejnë per trajtimin e migrantëve të pa rregullt nga ana e Policisë Kufitare.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës pranoi donacion 2 (dy) automjete nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM)
Prishtinë, 09 gusht 2023
Në vazhdën e përkrahjes dhe mbështetjes ndaj Policisë së Kosovës (PK), Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), ka bërë dhurimin e një donacioni prej dy (2) automjeteve kombi për Departamentin e Policisë Kufitare në kuadër të Policë së Kosovës.
Donacion i pranuar ndihmon rritjen e kapaciteteve të PK-së si dhe bën avancimin e menaxhimit të integruar të kufijve dhe zhvillimin e mekanizmave efikas për mbikëqyrjen e kufirit. Këto vetura do të shërbejnë per trajtimin e migrantëve të pa rregullt nga ana e Policisë Kufitare.
Policia e Kosovës u është mirënjohëse të gjithë përkrahësve dhe bashkëpunëtorëve të saj të cilët vazhdimisht kanë mbështetur punën dhe kanë ndihmuar policinë në ngritjen e kapaciteteve të saj me qëllim të ofrimit të shërbimit sa më efikas për të gjithë qytetarët.